Arsimi fillore në sytë e një prindi
Agim HAJRIZI
/2L ONLINE/ – Një shtëpi pa themel të fortë do plasaritet e më në fund do shembet dhe s’do të qëndroj mirë në këmbë. Është pak sa çudi një shembull i tillë por medoemos flitet pak e ndoshta edhe hiq rreth arsimit Kosovë. Për fat të keq nuk kanë kohë të merren me këto probleme shkollore, e keqja gjithë kanë kthyer kokën nga politika e karrige.
Arsimi fillore e cila formon nxënësit i përgatitë me njohuritë bazë, i ngrit në nivelin jetësore pasi që çdo fëmijë, gjysmën e ditës e kalon në shkollë, duke filluar nga sistemi parashkollore e gjer tek ai kalimit në shkollimin e mesëm. Sa mund të vlerësohet organizimi fillore në sistemet shkollore, dhe a mund të krenohemi me sistemin shkollore sot, sa i jepet përkushtim këtij niveli është jo për tu lavdëruar por për të marr një shami e për ta qare.
Edhe pse shumë herë krenohen me sistemin arsimore në ketë vend krahasuar me vendet e tjera të rajonit nuk mund të krenohemi pasi mungon një organizim profesional nga lart e poshtë.
Sot në sistemin fillore mungon pedagogu, psikologu, sociologu njerëz këta që duhet të jenë pjesë e çdo sistemi shkollore, kur dihet se shumë fëmije sot kanë nevojë për psikologun e shkollës, për pedagogun, për sociologun për tu afruar apo për tu larguar nga krizat që përjetojnë shumë fëmijë sot në rrethin shoqëror mos të flasim për atë shëndetësore që bëhet një herë në vit apo ndoshta mund të ndodh edhe fare.
Prindit sot janë pjesë e asaj që ftohen në mbledhje për raste të veçanta e më shumë ftohen kur ka nevojë për të kontribuar në rregullimin e shkollës e cila realizohet nga donacionet e prindërve dhe jo nga ana e organeve kompetente të cilat duhet të merren me mirëmbajtjen e shkollës, ketë rast komuna.
Diferencimi shkollore i cili sot bëhet nga ana e nxënësve e cila sot është shumë aktive duke u ndarë nga të pasurit tek të varfrit, nga ata që ndien vetën më të fortë duke i shtyp atë më të butë (më të tërhequr) e shumë gjera të tjera, pasoja të cilat do të sillën vërdallë me vite, siç edhe na bie të dëgjojmë raste të ndryshme nga rrahjet deri te përdorimi i mjeteve të forta e të rrezikshme të cilat gjenden në mesin e nxënësve.
A mund të luaj rolin një mësues të jetë pedagog, psikolog, sociolog, unë nuk besoj pasi që një përgatitje e tillë nuk mund ta mbizotëroje një mësuese e cila është preh shumë herë e presioneve të prindërve jo për mësimin dhe disiplinën e nxënësit por do të ketë presione për vendosjet e notave në fund vit.
Andaj një moskujdes në institucionet shkollore do të jetë një pasojë e cila edhe ashtu me vite po na përcjellë./2L ONLINE/
