Arsimi duhet të trajtohet si prioritet kombëtar, sepse cilësia e tij përcakton të ardhmen e vendit
Shkruan: Kushtrim Kadriu
Arsimi duhet të trajtohet si prioritet kombëtar, sepse cilësia e tij përcakton të ardhmen e vendit.
Rezultatet e PISA-s, ku Kosova vazhdon të renditet në pozita të dobëta, janë shqetësuese dhe duhet të shërbejnë si një alarm serioz për gjendjen e arsimit në vend.
Sinqerisht, është koha që reformat në arsim të analizohen në mënyrë të thellë. Kosovës i duhet një strategji e re kombëtare për arsimin, e hartuar mbi bazën e analizave profesionale dhe me përfshirjen e ekspertëve tanë të fushës.
Nuk mund të presim rezultate të mira vetëm duke kopjuar modele dhe metoda nga vendet evropiane dhe duke i zbatuar ato pa i përshtatur me realitetin, nevojat dhe kushtet e sistemit tonë arsimor.
Njëkohësisht, duhet të rritet motivimi i nxënësve për të mësuar, të fuqizohet roli dhe motivimi i mësimdhënësve dhe të shumëfishohen investimet në arsim. /2LONLINE/
