DYLON

Arsen Wenger mund të kthehet në Angli te Chelsea

Arsen Wenger mund të kthehet në Angli te Chelsea
Avatar photo Elife Sherifi

“E ardhmja ime është e panjohur, madje edhe për mua”, ka qenë përgjigja e Wenger, kur është pyetur për rikthimin e tij në Angli.

Por, në ish-lojtari i Arsenalit, David Seaman e ka propozuar Arsene Wengerin si trajnerin ideal për Chelsean.

Portieri i famshëm anglez ka thënë se Wenger është pasuesi ideal i Sarrit.

EkoHigjiena

“Arsene gjithmonë ka thënë se nuk do të kthehet në Premier Ligë për shkak të dashurisë së tij për Arsenalin. Ai nuk do të ndihej mirë të konkurronte Arsenalin në ligë. Por, nëse Chelsea do një trajner ideal, Wenger do të ishte i pari. Është një menaxher fantastik dhe me fondin e lojtarëve të Chelseat, do të arrinte gjëra të mëdha” ka thënë Seaman.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.