DYLON

Ars Clubi “Beqir Musliu” uron Hazirin për marrjen e mandatit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në zyrën e tij një delegacion të Ars Clubit të shkrimtarëve “Beqir Musliu”, në krye me kryetarin e saj, Sabit Rrustemin.

Qëllimi i takimit ka qenë urimi për z. Haziri për marrjen e mandatit të kryetarit si dhe u bisedua edhe për ecurinë dhe sukseset e këtij klubi.

EkoHigjiena

“Ars Klubi i shkrimtarëve “Beqir Musliu” ka krijuar shumë partnerë edhe jashtë Republikës së Kosovës. Ka bërë punë shumë të madhe në trekëndëshin e poetik të paqes, në vjershën letrare etj. Në kuadër të klubit tonë e kemi edhe revistën “Agmia”. Kemi krijuar imazh të ri edhe jashtë vendit. Besoj që do të na mundësoni që të sjellim shkrimtarë edhe nga vendet e treta”, tha kryetari i Ars Clubit “Beqir Musliu”, Sabit Rrustemi.

Ndërsa, kryetari Haziri i siguroi ata për mbështetjen e vazhdueshme të Komunës në lëmin e kulturës.

“Do të vazhdojmë punën tonë të përbashkët. Tashmë e kemi edhe “Flakën e Janarit” dhe do të bëjmë një kalendar të përbashkët kulturor, do ta bëjmë të pamundurën për ta ndihmuar kulturën edhe pse ky është viti më i rëndë për shkak të borxheve të trashëguara”, ka deklaruar kryetari Lutfi Haziri. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.