DYLON

Ars Clubi “Beqir Musliu”, rikthen “Tavolinën letrare të së shtunës”

Ars Clubi “Beqir Musliu”, rikthen “Tavolinën letrare të së shtunës”
Avatar photo Redaksia

Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, pas një periudhe trivjeçare, rikthen veprimtarinë letrare përgjatë stinës së Pranverës, nën titullin përmbledhës, “Tavolina letrare e të shtunës”.

Data 20 maj 2023, e rikthen këtë veprimtari shumë të mirëpritur po dhe tejet përmbajtësore, përmes librit të sapobotuar nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, vëllimin me poezi të zgjedhura për heroin Agim Ramadani, FRYMËSI AMSHIMI, e cila u botua në fund të muajit prill të këtij viti, nën përgatitjen dhe parathënien e prof. dr. Anton Nikë Berishës.

EkoHigjiena

Ashtu si i dhe në dy edicionet e mëhershme ( 2019, 2020 ), pjesë e “Tavolinës…” do jenë autorë, krijues e vlerësues të ndryshëm, të cilët ftohen enkas, varësisht prej veprave dhe temave të shtruara.

Në edicionin e tretë, 2023, përpos figurës së heroit e ppoetit Agim Ramadani, do të vlerësohen edhe poetët tashmë të ndjerë, Rexhep Elmazi e Mirko Gashi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.