• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Ars Club “Beqir Musliu”, përmbyll suksesshëm veprimtarinë letrare për vitin 2019

Redaksia 2LONLINE 29 Dhjetor, 2019 5 min
 Ars Club “Beqir Musliu”, përmbyll suksesshëm veprimtarinë letrare për vitin 2019

Njëri ndër asociacionet më vepruese letrare në Kosovë, Ars Clubi “Beqir Musliu”, me seli në Gjilan, me Manifestimin tradicional kulturor, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, thjeshtë një manifestim – maratonë, ka përmbyllur veprimtaritë letrare poër vitin 2019, veprimtari këto qëë kanë qenë të bujshme dhe të shumëllojshme.

Ku asociacion alternativ shkrimtarësh, ka realizuar me sukses gjatë vitit që po e lëmë, këto manifestime tradicionale kulturore nga fusha e letërsisë: :

PENA E FLAKËS , pjesë e pandashme e Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit” që mbahet në fund të çdo janari dhe kulmon me shpalljen e rezultateve të konkursit anonim letrar, me organizimin e orës së madhe letarre dhe dhënien e Çmimit letrar “Pena e Flakës”, poezisë më të mirë të Manifestimit si dhe me botimin e krijimve të përzgjedhura letrare, atyre të shpërblyera si dhe të propozuara për botim, në revistën letrare AGMIA.

E gjithë kjo veprimtari e bujshme dhe gjithëpërfshirëse brenda hapësirës shqiptare, është zhvilluar, vlerësuar e, është shëprfaqur në publik, më 31 janar 2019 në Bibliotekën e re të Gjilanit, para një auditori të shumtë e të zgjedhur.

TAVOLINA LETRARE E E SË SHTUNËS, ka qenë risi në veprimtaritë e deritashme të këtij asociacioni shkrimtarësh dhe është mbajtur nga fundi i muajit shkurt e përgjatë gjithë stinës së pranverës ku janë vlerësuar kryesisht botimet e reja, të botuara gjatë këtij viti.

Në kafiterinë “Te fontana”, që gjendet në qendër të Gjilanit, aty ku nis Sheshi i ri i këtij qyteti, prej krijuesve dhe kritikëve letrar, janë paraqitur e vlerësuar dhjetë botime të reja letrare të autorëve të ndryshëm, jo vetëm nga Gjilani, po edhe nga Prishtina, Kamenica, Klina e Ferizaj.

MUZA E AGIMIT, pjesë letrare e Manifestimit përkushtues kulturor për heroin e kombit Agim Ramadani, “Ditët e Agimit”, edhe këtë vit është përgatitur e realizuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, në fshatin e lindjes së heroit, në Zhegër, përkatësisht në shkollën e mesme të ulët “Agim Ramadani”, më 2 maj, si rëndom, në ditëlindjen e këtij poeti, piktori e strategu ushtarak dhe, njëri nga figurat më të shquara të luftës për çlirimin e Kosovës.

Çmimin e orës së madhe letrare, “Muza e Agimit”, këtë herë e meritoi dhe e mori poetja Sadete tërnava – Osmani.

ÇMIMI LETRAR “BEQIR MUSLIU”, ka qenë sfida e radhës me të cilën është ballafaquar Ars Clubi “Beqir Musliu”, si inicues dhe kontribues në themelimin e këtij Çmimi nga komuna e Gjilanit, përkatësisht Zyra e Kryetarit të komunës, që edhe e jep për çdo vit.

Këtë vit, fitues i këtij Çmimi ishte shkrimtarja Edi Shukriu nga Prishtina, ndërsa Ars Clubi “Beqir Musliu” organizoi nominimet letrare, propozoi Jurinë të cilën e emëroi Zyra e Kryetarit si dhe përgatiti ceremoninë e dhënies së këtij Çmimi në vigjilje të ditës së çlirimit të Gjilanit, më 14 qershor 2019 .

TREKËNDËSHI POETIK I PAQES, një manifestim rajonal i poezisë që tubon shkrimtarët nga pesë shtete të Ballkanit, edhe këtë vit u mbajt për herë të nëntë në Grykën e Karadakut, si përkushtim për 12 qershoritn – Ditën e lirisë së Kosovës, duke afirmuar paqen përmes poezisë dhe afrinë e popujve të Ballkanit përmes poetëve, pikërisht në një zonë që lidhë tri shtete të kësaj pjese të Ballkanit.

Në Manifestim morën pjesë mbi 50 shkrimtarë ndërsa lexuan 20 prej tyre. E, njëkohësisht u përuruar edhe edicioni poetik i këtij Manifestimi, me poezitë e poetëve pjesmarrës.

E tërë veprimtaria letrare u mbajt në shkollën e mesme të ulët, “Bajram Curri të Shurdhanit” e, Manifestimi u ndihmua pjesërisht nga MKRS-ja si dhe boksieri i mirënjohur shqiptar i peshave të rënda, Erzen Rrustemi.

VJESHTA LETRARE E GJILANIT, këtë vit u mbajtë për herë të dhjetë dhe, paraqiti prurjet më të reja letrare të krahinës së Anamoravës e më gjerë, po shpalosi edhe portrete shkrimtarësh si bie fjala, poetin martir nga Kukësi, Havzi Nelën, shkrimtarin nga Kamenica, Nexhat Rexhën e, poeten dhe romansieren gjilanase, Linditë Ramushi Dushku, e cila prej vitesh jeton e vepron në Tiranë.

Gjatë dy muajve e gjysmë të këtij Manifestimi u paraqitën edhe veprat e reja të Rahim Azemit nga Gjilani e të Biser Mehmetit nga Ferizaj.

Ars Clubi “Beqir Musliu, Gjatë vitit 2019, ka organizuar edhe paraqitjen e veprave të reja, botuar nga Fadil Kajtazi, “Liria për lirinë”, vepër publicistike, si dhe tregimet e shkrimtarit frances, Jean Iv Karlenit, “Tregimet e Kosovës”, veprimtari këto mjaftë masive, mbajtur në Biblotekën e re të qytetit, përkatësisht në sallën e Kuvendit të komunës së Gjilanit. Po, njëkohësisht ka përgatitur dhe botuar, edhe tre numra të revistës letrare AGMIA, prej të cilëve, dy numra i ka mbështetur financiarisht MKRS e një numër, komuna e Gjilanit, në kuadër të Manifestiit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”.

Anëtarët e këtij asociacioni shkrimtarësh, njëkohësisht kanë marrë pjesë edhe nëpër shumë manifestime letrare brenda e jashtë Kosovës, ku kanë qenë të ftuar e, ku njëkohësisht edhe janë shpërblyer, si Sadete Tërnava – Osmani, Xhevat Latiifi, Selvete Abdullahu e Nexhat Rexha.

Etiketa:Ars Club Gjilan poet shkrimtar
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta

25 Mars, 2023

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

25 Mars, 2023

Arrestohet për veprën penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

24 Mars, 2023

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

24 Mars, 2023

Një nxënës, një dollap

24 Mars, 2023

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës konfiskohen 18 patentë shofer

24 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com