/2L ONLINE/ – “Këshilltarët e opozitës të PDK-së dhe Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Gjilanit u detyruan ta lëshojnë seancën për shkak të sjelljes arrogante dhe injoruese, mosdhënies se fjalës me kohe, futjen e pikave të rendit të ditës jashtë procedurave ligjore, mos respektimi i pikave të rendit të ditës, ndërhyrjeve të vazhdueshme në fjalimet e kuvendarëve të opozitës, ofendimeve të shpeshta, gjuha e ashpër gjatë drejtimit të seancave, animi i skajshëm politik që po nxitë tensione në seancat e Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Kjo qasje e drejtimit të seancave, po e rëndon funksionimin normal të punës së këtij institucioni, duke tejzgjatur kohën e punimeve në Kuvendin Komunal”, thuhet në komunikatën e përbahskët të PDK-së dhe Vetëvendosjes.
Sahit Abazi dhe Nevzad Isufi