DYLON

Arrihet marrëveshje për të ashtuquajturën “Mbrojtja Civile”

Avatar photo Redaksia

Në një njoftim e Qeverisë thuhet se ministrja për Dialogun Edita Tahiri, e cila ka udhëhequr negociatat për këtë çështje ka deklaruar si në vijim: “Arritja e kësaj marrëveshje mes tre palëve, Kosovës, Serbisë dhe BE-së e cila është përmbyllur sot pasdite ka një rëndësi të madhe sepse i jep fund strukturës ilegale të ashtuquajtur “Mbrojtja civile” dhe mundëson integrimin e ish-pjesëtareve të sajë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Procesi i bisedimeve ka qenë gjatë dhe i mundimshëm për gati dy vjet, ndërsa në periudhën e fundit shkurt-mars të këtij viti negociatat janë zhvilluar në mënyrë bilaterale, mes BE-së dhe të dy shteteve dhe fundi ishte i suksesshëm, rezultoi me marrëveshje të nënshkruar nga tre palët.

EkoHigjiena

Marrëveshja në fjalë parasheh procesin e zhbërjes së kësaj strukture paramilitare dhe procesin e integrimit të individëve në institucionet civile të shtetit të Kosovës, specifikon obligimet e palëve dhe afatet kohore të zbatimit.

Marrëveshja parasheh mbylljen e të gjitha objekteve, zyrave dhe depove që kanë qenë në shfrytëzim nga kjo strukturë ilegale në komunat veriore të Kosovës dhe dorëzimin e tyre institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet deri më 1 shtator 2015”, tha Ministrja Tahiri.

Ministrja Tahiri tha se me këtë rast falënderojnë Bashkimin Evropian për një punë të suksesshme për ndërmjetësimin e kësaj marrëveshjeje si dhe SHBA-të për mbështetje dhe angazhim në këtë proces.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.