Xhiroja e 21-të në Superligën e Basketbollit të Kosovës do të gjykohet nga gjyqtarët nga Kosova. E gjithë kjo pasi që Federata e Basketbollit të Kosovës ka arritur marrëveshje me Shoqatën e Gjyqtarëve të Basketbollit.
Kjo marrëveshje është arritur pas dy takimeve të zhvilluara midis Bordit të FBK-së dhe Bordit të SHGJFBK-së.
Tashmë, gjyqtarët do të kthehet në aksion pasi që javën e kaluar nuk referuan, duke e bojkotuar atë xhiro për shkak të borxheve të FBK-së ndaj tyre.