DYLON

Arrihet dakordim mes JICA dhe MEA për zgjatje të projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës”

Arrihet dakordim mes JICA dhe MEA për zgjatje të projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës”
Avatar photo Redaksia

U.D. Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, z. Mentor Sylmeta dhe Shefi i Kabinetit të Ministrit z. Bedri Berisha zhvilluan një takim virtual me znj. Chie Shimodaira, Drejtoreshë dhe z. Keita Harada nga Departamenti i Mjedisit Global, zyra qendrore e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) në Tokyo, z. Jiro Takeichi, Përfaqësues Kryesor, Zyra e JICA-s për Ballkanin dhe znj. Tomoko Unaki, Këshilltare për Formulimin e Projekteve, Zyra e JICA-s për Ballkanin dhe Ekipi i Ekspertëve të JICA-s.

Zyrtarët e JICA prezantuan mbështetjen e JICA që i është dhënë Republikës së Kosovës, në shumë fusha duke përfshirë edhe projektin i cili është në zhvillim e sipër “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës”. Ndërsa nga ekspertët e JICA u prezantuan të arriturat e këtij projekti.

Për shkak të pandemisë Covid-19, është e pamundur që të vijnë ekspertët e JICA për përfundim të projektit të lartëpërmendur, kështu që MEA dhe JICA u dakorduan për zgjatjen e projektit deri në përmirësimin e gjendjes nga kjo pandemi.

EkoHigjiena

U.D. Sekretari i MEA-së z. Mentor Sylmeta i ofroi mbështetje ekspertëve të JICA-së për finalizimin e projektit dhe iu falënderua JICA për gjithë mbështetjen e dhënë me shpresë për bashkëpunimin të mëtutjeshëm edhe në të ardhmen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.