DYLON

Arrestohet shtetasi bullgar i cili iu ofroi ryshfet zyrtarëve policor në kufi

Arrestohet shtetasi bullgar i cili iu ofroi ryshfet zyrtarëve policor në kufi
Avatar photo Redaksia

Sot rreth orës 01:00, në terminalin e pikës kufitare Hani i Elezit, është arrestuar një shtetas bullgar i lindur në vitin 1974 në Pazardzhik, mbi dyshimin e bazuar se i njëjti i ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë në shumën prej (20) njëzet euro.

Personi i dyshuar nuk kishte sigurim kufitar të Republikës së Kosovës dhe gjatë ofrimit të dokumenteve të nevojshme për kalimin e kufirit, i ka vendosur paratë në dokumente në formë ryshfeti me qëllim të kalimit kufitar. 

EkoHigjiena

Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ndaj personit të dyshuar sipas dispozitave ligjore kanë iniciuar rastin “Dhënie e Ryshfetit (mitos)” dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, shtetasi bullgar është ndaluar për 48 orë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.