(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar një qytetar për një rast që ata e kanë regjistruar në raportet e tyre policore si “sulm”. Rasti ka ndodhur në Gjilan dhe bëhet fjalë për një qytetar serb të arrestuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe pështyrë viktimën, një femër Kosovare/Boshnjake .
Me urdhër te prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/