/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Ranillug është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti për arsye të panjohura në një restorant ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull K-Serb.
I dyshuari ka vetëdorëzuar armën Ekol Special pa municion, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/