DYLON

Arrestohet Senad Ramaj, u .d i kryeshefit ekzekutiv në EcoHigjiena

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, Senad Ramaj, u.d kryeshef ekzekutiv në Kompaninë EcoHigjiena në Gjilan. Burimet e Portalit 2LONLINE, mësojnë se Ramaj pasi është arrestuar dhe intervistuar në polici, me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan Ismet Hashani ka bërë të ditur për Portalin 2LONLINE, se sot, pas një hetimi disa mujor, njësiti i krimeve ekonomike dhe antikorrupsion nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, kanë arrestuar, një të dyshuar shqiptar shtetas i Kosovës, me dyshimin e veprës penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar neni 422 i Kodit Penal të Republikës ës Kosovës.

EkoHigjiena

“Dyshohet se i arrestuari ka lejuar në mënyrë të kundërligjshme të shiten pajisjet e Kompanisë Ecohigjiena, në një vlerë të konsiderueshme që besohet të ketë dëmtuar buxhetin e kompanisë”, ka thënë Hashani

Përndryshe, ai nuk ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarit, por vetëm ka thënë se i dyshuari besohet se është përfaqësues i Moser Group, që është në partneritet me komunë, në Kompaninë Ecohigjiena, dhe i dyshuari pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit ndalet për 48 orë. Burimet e 2L ONLINE, mësojnë se i ndaluar është pikërisht Senad Ramaj aktualisht u.d kryeshef ekzekutiv në EcoHigjienë.

Përndryshe, zëdhënësi Hashani ka thënë se lidhje me rastin janë duke u zhvilluar hetimet e mëtutjeshme. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.