DYLON

Arrestohet, refuzoi ta vendoste maskën

Arrestohet, refuzoi ta vendoste maskën
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se Policia e Kosovës derisa sa ishte në patrullim rutinë, në rrugën “Abdulla Tahiri” në Gjilan ka hasur në personin, i cili nuk mbante maskën mbrojtëse kundër COVID -19.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se patrulla e policisë kishte kërkuar nga personi ta vendosë maskën mbrojtëse, i njëjti ka refuzuar dhe ka penguar personat zyrtarë gjatë kryerjes se detyrës me ç ‘rast  është arrestuar.

“Ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me vendim te Prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.