Policia në Gjilan ka arrestuar një pronar të kafiterisë për shkak se nuk kishte zbatuar dhe respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me ndërmarrjen e masave të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID -19.
“Nga njësiti policor është vërtetuar edhe me foto se në atë kafiteri kishin hasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar dispozitat shëndetësore të përcaktuara nga IKSHP –ja, si mbajtjen e distancës dhe vendosjen e maskave”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari në rrjete sociale kishte publikuar njoftim për qytetarët se në lokalin e tij do të organizohet mbrëmje muzikore.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet. /2LONLINE.com/