/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Maria Shllaku”, në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në Gjykatë ka prezantuar një aktvendim që dyshohet të jetë i falsifikuar me qëllim shfrytëzimi për kthim-tërheqje të disa sendeve të konfiskuara kohë më parë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar, një llap top dhe disa dokumente tjera si provë materiale. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./2L ONLINE/