DYLON

Arrestohet personit i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Arrestohet personit i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 12.10.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar M.Sh. (1989).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej tetë (8) muaj e njëzet e pesë (25) ditë për veprën penale ,,Armëmbajtje pa leje’’.

EkoHigjiena

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected]  dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/