DYLON

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës për “Shitje e paautorizuar e armëve”

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës për “Shitje e paautorizuar e armëve”
Avatar photo Redaksia

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 02.09.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar R.D. (1996).

EkoHigjiena

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale ,,Shitje e paautorizuar e armëve’’ me dënim burgimi prej njëqind një (1) vit, (dy) 2 muaj e dhjetë (10) ditë.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected]  dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001, thuhet në komunikatën e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.