DYLON

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me dt. 07.12.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar femër shtetase e Kosovës.

E dyshuara ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti me dënim burgimi prej njëqind e njëzet e pesë ditë (125 ) burg ose 2500€ për veprat penale për “Falsifikim i Dokumentit Zyrtar”.

EkoHigjiena

Pas përfundimit të procedurave e dyshuara është dërguar në Gjykatën Themelore Ferizaj, zyra e ekzekutimit të sanksioneve penale, është bërë pagesa e tërësishme e dënimit me gjobë dhe urdhëresa është revokuar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.