Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me dt. 07.12.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar femër shtetase e Kosovës.
E dyshuara ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti me dënim burgimi prej njëqind e njëzet e pesë ditë (125 ) burg ose 2500€ për veprat penale për “Falsifikim i Dokumentit Zyrtar”.
Pas përfundimit të procedurave e dyshuara është dërguar në Gjykatën Themelore Ferizaj, zyra e ekzekutimit të sanksioneve penale, është bërë pagesa e tërësishme e dënimit me gjobë dhe urdhëresa është revokuar.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. /2LONLINE/