DYLON

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor të Stacionit Policor në Gjilan me datën 13.02.2026 në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operative dhe hetimore kanë arritur që të lokalizojnë dhe arrestojnë personin B.D. mashkull kosovare.

I arrestuari ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.

EkoHigjiena

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizim të urdhëresave gjyqësore dhe ndërmarrjes së veprime operative ndaj personave që nuk u janë përgjigjur thirrjeve të organeve të drejtësisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.