DYLON

Arrestohet personi i kërkuar, ishte i dënuar me katër vite burgim

Arrestohet personi i kërkuar, ishte i dënuar me katër vite burgim
Avatar photo Redaksia

Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia ndërmori sot në fshatin Makovc të komunës së Prishtinës, arriti të arrestojë personin e kërkuar;

EkoHigjiena

​​S. M, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

për të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me katër vite burgim.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.