DYLON

Arrestohet për veprën penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Arrestohet për veprën penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 23.03.2023 pas informatave të marra përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin S.L. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar shqiptar) i cili ishte vënë në kërkim policor me dyshimin e përfshirjes së tij në një rast të ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 22.03.2023.

Gjatë kontrollimit tek i dyshuari nga zyrtarët policor është gjetur dhe konfiskuar një (1) revole e tipit Gardinof e kalibrit 7.65 mm, një (1) fishek i kalibrit 7.65 mm, një (1) karikator dhe një (1) brisk si dëshmi për gjykatën. I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

EkoHigjiena

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal do të përcillet në Prokurorinë Themelore.

/Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.