DYLON

Arrestohet për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion nga shtabi qendror që vepron në Gjilan, ka arrestuar të dyshuarin F. R. (1969), nën dyshimin e arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”, duke përvetësuar pronën e ankuesit T. M. (1962).

Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për  Rajonin e Gjilanit ka thënë se i dyshuari, një pjesë të pronës së të dëmtuarit ua kishte shitur personave të tjerë, të cilët tani më atë pronë ata e konsiderojnë si të tyren.

EkoHigjiena

“Duke u bazuar në veprën penale të lartshënuar, i dyshuari ka rënë në kundërshtim me nenin 403, pika 1, me ç’rast, ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit policor në afat prej 48 orëve. Në lidhje me rastin ka qenë i njoftuar Prokuroria Themelore-Gjilan”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Rasti është duke u hetuar. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.