DYLON

Arrestohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në komunikacion

Arrestohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në komunikacion
Avatar photo Redaksia

Në “Rrugën e Kumanovës, në Gjilan, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke mos u ndalur në pikën e kontrollit të policisë.

“I dyshuari, gjatë ikjes disa herë ka goditur veturën zyrtare të policisë e cila ishte në ndjekje të tij, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë që ndodheshin në veturë”, thuhet në njoftimin e policisë.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin, personi i dyshuar është ndaluar nga njësia policore dhe i njëjti është futur nën kontroll.

Zyrtarët policorë dhe dy personat që ishin në veturë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.