DYLON

Arrestohet për posedim heroine

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sipas raportit policor në rrugën “Ali Huruglica” në Gjilan, njësiti policor përkatës ka ndaluar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, ndërsa në rrugë ka gjetur dhe ka konfiskuar pesë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar 4.1 gr substancë e dyshuar narkotike të llojit heroinë si dhe 685 euro para të gatshme. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.