Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar një persona për ‘Mospërfillje e urdhrave të ligjshëm” dhe me vendim të prokurorin rasti i referohet në Gjykatë.
Për rastin që ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi”, në Gjilan, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari, me veturën VW Passat me tabela 06-, kishte hyre në tejkalim të kolonës se automjeteve me një shpejtësi të madhe dhe nuk ishte ndalur në shenjen e policit.
“I njëjti është arrit të ndalet te restorant “Kometa” në dalje të fshatit Livoq i Ulët, gjatë kontrollit i njëjtit i është nënshtruar matjes me alkool-testi ku ka rezultuar me 0.75 promil alkool në gjak”, ka bërë të ditur zëdhënësi Hashani.