Arrestohet për kanosje të bashkëshortes dhe nënës së tij Redaksia 14.04.2019 - 12:51 1 minutë lexim Në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili kishte kanosur bashkëshorten dhe nënën e tij. Gjatë kontrollimit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. ArrestohetGjilanPoliciar kanosje