DYLON

Arrestohet për kanosje me motorsharr

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë raportuar për një rast që ka ndodhur në fshatin Dunavë të Gjilanit  ku një qytetar, ka njoftuar njësitin policor se në malin e tij, dy të dyshuar janë duke prerë dru. Në vendin e ngjarjes në pyll njësiti policor ka takuar dy të dyshuar, vëllezër, me ç’rast njëri prej tyre në prani të zyrtarëve policorë e ka kërcënuar viktimën verbalisht e më vonë nga i dyshuari tjetër ka marrë motor sharrën me të cilën i është drejtuar ankuesit dhe zyrtarëve policorë duke i kanosur.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.

EkoHigjiena

/2L ONLINE/ 

/fotoilustirm/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.