/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë raportuar për një rast që ka ndodhur në fshatin Dunavë të Gjilanit ku një qytetar, ka njoftuar njësitin policor se në malin e tij, dy të dyshuar janë duke prerë dru. Në vendin e ngjarjes në pyll njësiti policor ka takuar dy të dyshuar, vëllezër, me ç’rast njëri prej tyre në prani të zyrtarëve policorë e ka kërcënuar viktimën verbalisht e më vonë nga i dyshuari tjetër ka marrë motor sharrën me të cilën i është drejtuar ankuesit dhe zyrtarëve policorë duke i kanosur.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.
/2L ONLINE/
/fotoilustirm/