Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar një person për “kanosje”, i cili me vendim të prokurorit lirohet për të kaluar rasti në procedurë të rregullt.
“Në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti pas një aksidenti të trafikut ka kanosur me armë vozitësin, i cili ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me dy fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.