/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, njësitet e Krimeve Ekonomike, nga shtabi qendror qê veprojnë në Rajonin e Gjilanit, me urdhër të Prokurorit tê shtetit, kanê arrestuar në Gjilan, një të dyshuar, mbi bazën e dyshimit të bazuar: sepse ai gjatë vitit 2012 kishte kryer veprat penale “Falsifikim i dokumentit dhe Mashtrim‘.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se i dyshuari në mënyrë të kundërligjshme kishte arritur të nxirrte certifikatën e pasurisë së paluajtshme e cila evidentohej në emër tani të një të ndjeri, në sipërfaqe 76035 m², për t’u prezantuar rrejshëm si pronar legjitim i kësaj pasurie. Këto prona i kishte shitur tek persona të tretë, duke përfituar materialisht në mënyrë të kundërligjshme.
Sipas zëdhënësit Hashani, prokurori ka lëshuar aktvendimin mbi ndalimin për 48 orë . Rasti është duke u hetuar. /2L ONLINE/