/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar në Viti një të dyshuar -shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti duke ushtruar dhunë familjare, i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës-bashkëshortes së tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/