Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Pogragjë të Gjilanit është arrestuar një i dyshuar pasi që ka kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Fsh. Pogragjë, Gjilan 22.10.2021 – 14:00-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës dhe të dyshuarit u është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.