/2L ONLINE/ – Në Gjilan, raportohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull K-Shqiptar, ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Autoritetet policore kanë bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë(8) fishekë të kalibrit 7.65 mm ,një karikator dhe një këllëf i armës, e po ashtu disa dëshmi tjera.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/