Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për ngacmim dhe prezantim të rremë.
Ai dyshohet se duke u prezantuar rrejshëm si polic ka ngacmuar dhe shqetësuar një femër.
Raporti i policisë:
NGACMIM- PREZANTIM I RREMË
Prishtinë 22.12.2021 -21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe shqetësuar viktimen femer kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.