DYLON

Arrestohet pasi pengon zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare

Arrestohet pasi pengon zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast të cilësuar si “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, që ka ndodhur në rrugën “Medllin Ollbrajt”, në Gjilan.

Sipas tij, i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës ka penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes se detyrës zyrtare të cilët ishin duke ia shqiptuar një tiketë për parkim të parregullt.

“I dyshuari i ka fyer dhe penguar zyrtarët policorë dhe ka refuzuar që të largohet derisa është arrestuar dhe sjell në stacion. Me urdhër të Prokurorit pas marrjes së deklaratës dhe kompletimit të lëndës, rasti i referohet Prokurorisë Themelore në procedurë të rregullt”, ka thënë Hashani.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.