Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë”, në Gjilan, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti verbalisht ka kundërshtuar dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë në detyrë, duke refuzuar që të ndalojë muzikën në orët e vona në lokalin e tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet 48 orë në qendrën e mbajtjes, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.