DYLON

Arrestohet pasi i gjendet në shtëpi një AK-47

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se në Zhegër të Gjilanit kanë arrestuar një të dyshuar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i gjendet një armë automatike AK-47.

Në raportin e policisë thuhet se me vendim të Gjykatës Themelore në Gjilan është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.