DYLON

Arrestohet pasi dyshohet t’i ketë rënë shqelm në fytyrë, babës tij

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për një rast të klasifikuar si “Dhunë familjare”, ku nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, besohet se deri te incidenti të ketë ardhur kur i dyshuari L. K. (1994) derisa ka qenë në shtëpinë e tij, fillimisht kishte pasur një konflikt verbal me prindin e tij, përkatësisht ankuesin-babanë e tij, dhe gjatë fjalosjes, i dyshuari ishte bërë agresiv me ç’rast dyshohet se e ka goditur me shqelm në fytyrë, prindin, ku edhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se si pasojë e lëndimeve të marra, viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

/fotoilustruese/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.