DYLON

Arrestohet një zyrtar policor

Avatar photo Redaksia

Në Gjilan është arrestuar një policë, me dyshimin se ka kryer veprën penale lëndim trupor, këtë thuhet se e ka bërë për shkak të një borxhi.

Incidenti raportohet se ka ndodhur dje në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, ku zyrtari policor, jashtë detyrës zyrtare, ishte involvuar në një rast rrahje duke i shkaktuar lëndime trupore viktimës, pas një mosmarrëveshje verbale rreth një borxhi.

EkoHigjiena

Për shkak të lëndimeve trupore viktima është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën mjekësore në Gjilan.

“Pas marrjes së informacioneve për këtë rast si dhe marrjes së deklaratave nga ankuesi si dhe dëshmitarët okular, në konsultim me Prokurorin përgjegjës, zyrtari policor G. J. është arrestuar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale lëndim trupor”, njofton Policia.

Atij i është caktuar, masa e ndalimit, për 48 orë. Ndaj zyrtarit policor, që ka qenë duke punuar në Policinë kufitare – Drejtoria Lindje, është marrë edhe masa e suspendimit me pagesë deri në përfundim të hetimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.