DYLON

Arrestohet një shtetas gjerman, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Arrestohet një shtetas gjerman, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike
Redaksia

Komunikatë e përbashkët e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë arrestuar një shtetas të Gjermanisë, L.S., nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me krimin e organizuar dhe trafikimin e kundërligjshëm të armëve.

EkoHigjiena

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta, i dyshuari fillimisht është ndaluar në rajonin e Gjilanit, ku pas ndalimit, automjeti me të cilin po udhëtonte është dërguar për kontroll dhe skanim të mëtejshëm, ku janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e verpave penale:

· “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”

·  “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, përfshirë verifikimin e origjinisë dhe destinacionit të armëve.

PSRK dhe Policia e Kosovës, do ta informojnë publikun lidhur me rastin, në përputhje me legjilsacionin në fuqi dhe duke mos cenuar integritetin e hetimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.