DYLON

Arrestohet një person për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar dhe mbajtje në pronësi të armëve

Arrestohet një person për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar dhe mbajtje në pronësi të armëve
Avatar photo Redaksia

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Kundër Terrorizmit, ka arrestuar sot një (1) person të dyshuar me inicialet M.L.

Prokuroria Speciale njofton se si rezultat i këtij operacioni, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materialëve plasëse’’ nga neni 364, dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontrolle, ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ nga neni 366 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 i KPRK-së,  është arrestuar një (1) person i dyshuar me inicialet M.L, ndaj të cilit janë duke vijuar procedurat ligjore.

EkoHigjiena

Në cilësinë e provave dhe dëshmive materiale janë sekuestruar:

  • një (1) pushkë automatike,
  • dymbëdhjetë (12) fishekë AK-47
  • dyqind e pesë (205) fishekë të armës së gjatë,
  • një (1) karikator i armës AK-47,
  • një (1) kondakt – druri dhe
  • një (1) telefon si dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, i dyshuari ndalohet në ndalim policor, në kohëzgjatje prej 48 orëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.