DYLON

Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte

Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte
Avatar photo Redaksia

Komunikatë e Përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës

ARRESTOHET NJË PERSON NËN DYSHIMET PËR KRIME LUFTE

EkoHigjiena

Prishtinë, 12 Shtator 2025 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të premten kanë arrestuar personin me inicialet R.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”.

R.D., është ndaluar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në hetimin dhe ndjekjen penale të kryerësve të këtyre veprave penale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.