DYLON
Kërkohej nga INTERPOLI

Arrestohet një person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Arrestohet një person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar
Avatar photo Redaksia
Personi i arrestuar, shtetasi kosovar me inicialet H.M., kërkohej përmes INTERPOL-it, bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë policore të rajonit të Gjakovës, më 10.05.2026, rreth orës 13:10, ka realizuar arrestimin e një personi të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.

Personi i arrestuar, shtetasi kosovar me inicialet H.M., kërkohej përmes INTERPOL-it, bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

EkoHigjiena

Pas arrestimit, me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore në koordinim me autoritetet kompetente.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar policor dhe në realizimin e urdhër arresteve ndërkombëtare, me qëllim të luftimit të krimit dhe forcimit të sundimit të ligjit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.