DYLON

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje në tentativë ’

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje në tentativë ’
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Dje ne orët e pasdites, më 3 qershor 2021, rreth orës 18:45, Policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion për të shtëna me armë të zjarrit në rrugën ‘Lumi’ në Mitrovicë.

Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, janë hasur njolla gjaku dhe dy gëzhoja, dyshohet se deri te incidenti ka ardhur si pasoj e një mosmarrëveshje ne mes dy familjeve, te cilët janë involvuar në rrahje.

EkoHigjiena

Nga policia janë arrestuar dy persona të dyshuar H.G., 55 vjeçar dhe F.T., 17 vjeçar, ku i dyshuari i pare me mjet të fortë(thikë) ka goditur viktimën. Viktima është trajtuar në spitalin rajonal Mitrovicë dhe per mjekim te mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë.

Kurse te i dyshuar i dytë i mitur është gjetur një pistoletë dhe një karikator me tre fishek, të cilat nga policia janë konfiskuar si provë materiale.

Në vend të ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve rajonale se bashku me prokurorin e shtetit.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit H.G., 55 vjeçar është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë” dhe ndaj të dyshuarit të dytë, F.T., 17 vjeçar është iniciuar rasti me veprat: ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve’’, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, me vendim të prokurorit të dy të dyshuarave ju caktohet masa e ndalimit policor. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.