DYLON

Arrestohet një person i dyshuar për “marrje me prostitucion”

Arrestohet një person i dyshuar për “marrje me prostitucion”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NJHTQNJ– Pejë), në koordinim me prokurorin kompetent, ka bërë kontrollimin e banesës së të dyshuarit dhe më pas edhe arrestimin e tij, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘detyrim në prostitucion’, ‘ofrimi lokaleve për prostitucion’, ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.

Gjatë kontrollit të banesës është gjetur një armë zjarri (pistoletë), kalibër 9×19 mm, dy karikatorë dhe 13 fishekë.

Si rezultat i hetimeve të suksesshme NJHTQNJ ka arritur të identifikojë edhe tri raste tjera ‘marrje me prostitucion’ të cilat do të procedohen në procedurë të rregullt në gjykatën kompetente në Pejë.

EkoHigjiena

Personi i arrestuar është:

A. B. i lindur me 1983 m/sh/k

Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.