DYLON

Arrestohet një person i dyshuar për “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë

Arrestohet një person i dyshuar për “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arritur që sot, më  10.10.2023, në orët e pasdites në Merdarë t’a lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull/serb me iniciale (T.B.),viti i lindjes 1971.

I njëjti dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.

EkoHigjiena

Personi i dyshuar është dërguar në Polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.