DYLON

Arrestohet një person i dyshuar për “fajde”

Arrestohet një person i dyshuar për “fajde”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, për një periudhë disa mujore që nga momenti i denoncimit të rastit, në kuadër të sigurimit të provave materiale dhe dëshmive tjera relevante, pas një pune operative/taktike dhe hetimore, ka arritur të pasqyrohet gjendja faktike se një person i dyshuar ishte përfshirë në veprën penale të fajdes.

Për vlerën e parave të cilat viktima i kishte pranuar nga i dyshuari, në vlerë prej 100,000.00 €, sipas marrëveshjes të dyshuarit do t’i ktheheshin mjetet financiare në vlerë prej 130,000.00, apo 30% me interes/kamatë, në intervalin kohor prej dy vitesh, ku shuma e fitimit jo-proporcional është 30,000.00 €.

Në kuadër të veprimeve hetimore, sot më datë 29.07.2020, sipas Urdhëresës së Gjykatës kompetente, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, gjatë kontrollit nuk është gjetur asgje e dyshuar.

EkoHigjiena

I dyshuari është shoqëruar në polici, është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar personalisht nga i dyshuari dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të lëndës është ndaluar në Qendrën e Ndalimit në afat prej 48 orësh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.